Aktualitet

“Shkëmbyen vulën me Salianjin”, reagojnë demokratët e Bashës: Pazar i ndyrë Rama-Berisha

Demokratët Euroatlantikë të Lulzim Bashës reaguan për herë të parë për dënimin e deputetit Ervin Salianji, të detyruar dhe nga kritikat për heshtjen e tyre prej më shumë se dy ditësh për këtë vendim të Gjykatës së Apelit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Demokratët Euroatlantikë shkruajnë se Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon për dënimin e demokratit dhe shtojnë se ishin të njëjtët gjyqtarë që i dhanë vulën Berishës ata që dënuan Salianjin, duke hedhur akuza për një pazar Rama-Berisha.

“Burracakët që kanë lëpirë çdo gjë që kanë pështyrë gjatë karrierës së tyre politike, kanë qelbur ekranet me shpifje të ndyra. Ndryshe nga këto vemje politike, që si korbat u turren fatkeqësive politike nga Sali Berisha te Ervin Salianji për të përfituar prej tyre, Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon dhe as i përdor. Politikanët reagojnë me akte dhe vendime jo me deklarata të tipit “kurrë me Berishën”, e pastaj presin mëshirën e tij poshtë ballkonit.

Ky lëpirësi që u shfaq sot t’u thotë demokratëve si ka mundësi që të njëjtit gjyqtarë që dënuan Salianjin, i’a dhanë vulën Berishës?

Pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës?

Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën-jep Salianjin, nuk mbulohet dot me diarrenë mediatike të këtyre vemjeve politike dhe as të mediave të blera prej tyre”, shkruhet në postim.

#Shkëmbyen #vulën #Salianjin #reagojnë #demokratët #Bashës #Pazar #ndyrë #RamaBerisha
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button