Aktualitet

Braçe: PD protesta me zjarr më 6 tetor që të djegë 15 tetorin, ditën e negociatave me BE!

Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar dënimin e Ervin Salianjit dhe paralajmërimet e PD-së, për nisjen e protestave më 6 tetor.

“Është antishqiptarizmi! As ju plas hiç për kolegun e tyre. Siç e përdorën, po e përdorin!

Populli-Njerëzit, veçanërisht ata të rinj, duhet ta dinë: Janë të njejtët antishqiptarë dhe e kanë me Shqipërinë!

Gjithë tensioni që medemek po ngrenë këto ore, kërcënimet që po lëshojnë lumë, zjarri me të cilin kanë mbushur gojën të cilën po e përdorim si flakëhedhëse nga Kuvendit, nuk ka kolegun e tyre në fokus- shumica e tyre e donin në burg, ta hiqnin qafe;

Ka të bëjë me çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian!

Më datë 15 tetor, në Bruksel, negociimi i kapitujve nis zyrtarisht; nesër, në Kuvend, Komisioni i Integrimit duhet dhe do të miratojë pozicionin negociues për grup kapitujt e parë, aty ku është edhe drejtësia; pozicioni forcon edhe me pavarësinë e drejtësisë, institucioneve të saj!

Tensioni e zjarri duhen fiks për këtë! Për asgjë e askënd tjetër në këtë botë! Shqipëria përmes drejtësisë arriti deri këtu;

Tani ka mundësinë të negocioje fort e drejtë, të arrijë më shumë e të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian para vitit 2030! Kjo do të jetë fantastike. Por ky është tmerri për këta! Për ta Shqipëria është e fundit në listën e interesave. Kaq e thjeshtë është”, shprehet deputeti socialist.

/a.r

#Braçe #protesta #zjarr #më #tetor #që #të #djegë #tetorin #ditën #negociatave
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button