SHBA akuzon iranian se ka hakuar fushatën e Trump: Duan të pengojnë zgjedhjet presidenciale

Departamenti amerikan i Drejtësisë publikoi akuzat ndaj tre anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Ata akuzohen për hakimin e fushatës presidenciale të Donald Trumpit dhe për tentim që të pengojnë zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit.
Departamenti amerikan i Thesarit, ndërkaq tha po ashtu se ka vendosur sanksione ndaj shtatë anëtarëve të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike.
Ngritja e kësaj akuze është përpjekja e fundit e administratës të presidentit Joe Biden, për të luftuar përpjekjet e huaja për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Në garën për Shtëpinë e Bardhë janë ish-presidenti republikan Trump, dhe nënpresidentja demokrate, Kamala Harris./ rel
#SHBA #akuzon #iranian #hakuar #fushatën #Trump #Duan #të #pengojnë #zgjedhjet #presidenciale
Java News