70% ndodhin për shkak të gabimeve njerëzore/ Punonjësit e administratës trajtohen për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike

Në kushtet e rritjes dhe sofistikimit të rreziqeve nga sulmet kibernetike, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka nisur trajnime parandaluese.
Të rrezikuar nga sulmet kibernetike janë qytetarët, institucionet dhe punonjësit e tyre.
Statistikat tregojnë se 70% e sulmeve kibernetike ndodhin për shkak të gabimeve njerëzore. Për këtë arsye Autoriteti i Sigurisë Kibernetike është fokusuar tek një fushatë kombëtare trajnimi të punonjësve të administratës publike, për të mbrojtur infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të institucioneve.
Fushata trajnuese dhe ndërgjegjësuese e ndërmarrë nga Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike, përfshin veç punonjësve të administratës dhe sektorit privat edhe sektorëve me rëndësi strategjike. Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike ka trajnuar deri tani 2400 punonjës të sektorit publik dhe privat.
#ndodhin #për #shkak #të #gabimeve #njerëzore #Punonjësit #administratës #trajtohen #për #mbrojtur #nga #sulmet #kibernetike
Java News