“Vendimi ndaj Salianjit, politik!”/ Mbledh sot Kryesinë, PD mund të ngrijë marrëdhëniet me Parlamentin

Një mbledhje e Kryesisë së PD-së dhe më pas një mbledhje e Grupit Parlamentar demokrat, pritet të vendosin qëndrimin që do të mbajnë deputetët demokrat në raport me Kuvendin e Shqipërisë, pas vendimit të Apelit për ligjvënësin demokrat Ervin Salianji.
Gazetari i News24 Osman Stafa pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së tha se do të zhvillohet një mbledhje Kryesie dhe më pas ditën e nesërme një tjetër mbledhje e Grupit, për të marrë vendimin lidhur me raportet që mund të ketë kjo forcë politike me Kuvendin. Sipas gazetarit, këto raporte mund të shkojnë deri në ngrirje të raporteve.
PD e konsideron si një vendim politik atë të dhënë nga Gjykata e Apelit në Tiranë, që dënoi me 1 vit heqje lirie deputetin Salianji.
#Vendimi #ndaj #Salianjit #politik #Mbledh #sot #Kryesinë #mund #të #ngrijë #marrëdhëniet #Parlamentin
Java News