Aktualitet
U dënua me vendim të formës së prerë/ Salianji humb mandatin e deputetit, ja kush është emri që pritet t’i zërë vendin në Kuvend
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë që dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin, vendim i formës së prerë i cili i heq mandatin deputetit demokrat.
Ndërkohë, Andrea Mano pritet të marrë vendin e Salianjit në Parlament, pasi ky i fundit tashmë e ka humbur mandatin, bazuar në nenin 71.1 të Kushtetutës.
Ky nen përcakton qartë se deputeti e humb mandatin, kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi, si në rastin e Salianjit.
Andrea Mano, ka qenë ish-kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Korçës si dhe ish-kandidat për kryetar bashkie.
#dënua #vendim #të #formës #së #prerë #Salianji #humb #mandatin #deputetit #kush #është #emri #që #pritet #zërë #vendin #në #Kuvend
Java News