Aktualitet

Gashi: Ka tensione mes Kosovës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, problemi qëndron tek qasja e Kurtit

Shefi i Grupit Paralamentar të LDK-së, Arben Gashi në një deklaratë dhënë për ka komentuar deklaratën e fundit të ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.

Gashi thotë se kjo flet për një situatë delikate mes Kosovës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, teksa shton se ka tensione.

“Mendoj se është një situate delicate mes Kosovës me Bashkësinë Ndërkombëtare, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mesazhet implicite të dërguara nga ambasadori amerikan janë mesazhe që nënkuptojnë që një situatë mes Kosovës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare është e tensionuar”, tha Gashi.

Gashi thotë se edhe ndërkombëtarët po kërkojnë që të ndryshohet qasja e kryeministrit Kurti.

“Thënia e tij e fundit nënkupton që nuk duhet të vazhdohet në këtë formë, në kuptimin e diplomacisë ndërkombëtare, sidomos me qasjen e Kurtit ndaj tyre”, tha Gashi për .



#Gashi #tensione #mes #Kosovës #dhe #Bashkësisë #Ndërkombëtare #problemi #qëndron #tek #qasja #Kurtit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button