Sport
“Kurrë nuk do të trajnoja PSG-në e Mesit, Nejmarit dhe Mbapesë”, Luis Enrike: Nuk fitohet Champions-i kështu

Tre yjet e PSG-së, Mesi, Nejmari dhe Mbape, nuk janë më pjesë e ekipit, por një fakt i tillë nuk e shqetëson Luis Enriken. Në një intervistë për “Moivstar+”, trajneri spanjoll ka theksuar se nuk do ta merrte kurrë drejtimin e parisienëve me Mesin, Nejmarin dhe Mbapenë. Ai thekson se do të krijojë yjet e tij te PSG-ja.
“Ne do të krijojmë yjet tanë. Nuk do të isha bërë kurrë trajneri i PSG-së së Mesit, Nejmarit dhe Mbapesë. Nëse vetëm ekipi me lojtarët më të mirë në botë do të fitonte titujt, atëherë PSG-ja do të kishe 8 Liga të Kampionëve… dhe nuk ka asnjë”, është shprehur Luis Enrike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Kurrë #nuk #të #trajnoja #PSGnë #Mesit #Nejmarit #dhe #Mbapesë #Luis #Enrike #Nuk #fitohet #Championsi #kështu
SportExpress