Aktualitet
Aksident në Prishtinë, lëndohet një person

Një këmbësor është goditur nga një automjet sot në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 08:00, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësor.Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”,tha Ahmeti për “Gazeta Blic”
#Aksident #në #Prishtinë #lëndohet #një #person
gazetablic.com