Vlorë – Aeroporti “ngre” në qiell çmimet, rritje e ndjeshme e kërkesës në tregun imobiliar

Aeroporti i Vlorës ndonëse në ndërtim duket se e ka bërë tanimë fluturimin e parë, pasi ka “ngritur” në qiell çmimet e pronave imobiliare, apartamenteve dhe shtëpive.
Në përgjithësi, tregu imobiliar në Vlorë është përherë në lëvizje, me kahje drejt rritjes. Sa më shumë i afrohesh detit aq më tepër duhet të paguash për të blerë një apartament aty.
Agjentët imobiliarë parashikojnë që pas një stopimi të kërkesës për të blerë apartamente në muajt e verës, periudha e dimrit do të ketë një fluks sidomos në pjesën e bregut.
Parashikimet më optimiste thonë se brenda dy viteve do ta shndërrojnë Vlorën në qytetin më të shtrenjtë në vend, madje duke lënë pas edhe kryeqytetin.
Shtatori, tetori e nëntori janë muajt më të mirë për shitje. Pjesa e bregut ka 30- 40% më tepër kërkesë nga viti i kaluar, ku më të preferuarat janë Lungomare, Plazhi i Vjetër dhe Orikumi me një trend gjithnjë e në rritje.
/a.r
#Vlorë #Aeroporti #ngre #në #qiell #çmimet #rritje #ndjeshme #kërkesës #në #tregun #imobiliar
Java News