Shala: Nuk duhet të mbahet shamia në shkolla, duhet te respektohet udhëzimi Administrativ!

Ndër vite po qëndron temë e diskutimit çështja e bartjes së shamisë në shkollat kosovare.
Në vendin tonë lejohen vajzat myslimane të bartin shami mbi moshën 18 vjeçare, në universitete apo në vende të punës, të përcktuara nga liget dhe çështjet administrative.
Mirëpo, udëhzimi administrativ ua ndalon vajzave bartjen e shamisë në shkolla fillore dhe të mesme.
Në lidhje me këtë çështje, anëtari i Partisë Social Demokratike, Azdren Shala thotë se që nga viti 2011 ekziston ky udhëzim adminsitrativ.
Shala duke u bazuar në këtë udhëzim thotë se nuk duhet lejuar që vajzat që bartin shami të lejohen në ambientet shkollore, dhe që sipas tij nuk mundemi me shkel ligjin në këtë mënyrë, sepse ligji ndyshohet po jo duke e shkelur.
“Përderisa është në fuqi ky ligj ose ky udhëzim administrativ, vajzat me shamia nuk duhet me u leju me hy në shkollat e Kosovës, të mesme dhe fillore. Është udhëzimi që buron nga kushtetuta, nuk mundemi me shkel ligjin në këtë mënyrë, ligji ndyshohet por jo tu e shkel”, tha ai për .
Ai vlerëson se është duke u bërë neglizhencë nga institucionet përkatëse në lidhje me këtë çështje.
Shala deklaron se ky diskutim rreth bartjes së shamisë në shkolla po përdoret edhe si premtim nga ana e politikanëve, që sipas tij po e premtojnë e zbatimin për katër vite e harrojnë.
Ai e quanë këtë “kalkulim politik”.
“Neglizhenca e institucioneve tona me definu një herë e mrië këtë çështje, është edhe e dëmshme por edhe nga politika qëllimisht për me përdorë si agjend elektorale, na sa herë kemi zgjedhje, ky diskutim kthehet dhe rikthehet, dhe krejt poltikantë hynë me atë premtimin që kurdo që vina na, por gjithmonë e lanë pezull, nuk merren me atë pjesë sepse premtimet sjellin vota, zbatimet pastaj katër vite harrohen dhe mendoj që është më shumë kalkulim politik”, theksoi Shala.
Ndërsa, avokati Ardian Bajraktari thekson se Kushtetuta e Kosovës në kuadër për të drejtat dhe liritë e njeriut në aspektin e arsimit, e parashah se secili individë e gëzon të drejtën e shkollimit themelor.
“Kushtetuta jonë në kuadër të kapitullit II ku garantohen të drejtat dhe liritë e njeriut, sa i përket arsimimit por edhe trajtimit të fëmijëve është mjaftë e avancuar, e cila kur i referohet çështjes së të drejtës për arsimim, thekson se secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor pa pagesë. Shkollimi i detyrueshëm rregullohen me ligj dhe financohet nga fondet publike. Institucionet publike sigurojnë për secilin person mundësi të barabarta për t’u arsimuar, sipas aftësive dhe nevojave të veçanta të tij/saj”, tha Bajraktari në një prononcim dhënë për .
Ani pse udhëzimi Administrativ e ndalon bartjen e shamisë së shkolla, sipas tij çfarëdo akti që i ndalon fmijët mbi çfarëdo arsye të ndjekin shkollimin, nuk është në harmoni me aktet ligjore, si dhe nuk është një linjë me interesim tek fëmijet dhe kërkon që të rishikohet.
Më tej, Bajraktari thotë se veçanarisht shkollat duhet me pasë në konsideratë këtë çështje, e cila mund të ketë edhe veprime me shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të vendit tonë.
“Veprimet dhe vendimet e institucioneve, me theks të veçantë shkollave duhet me pas parasysh dhe në konsideratë këtë çështje, ndryshe nëse kemi mohim apo kufizim të ndonjë prej lirive dhe të drejtave të qytetarit në mënyrë të kundërligjshme, këto veprime lehtësisht mund të rezultojnë me shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës, vepër kjo e parapare me nenin 190 të Kodin Penal të Kosovës”, përfundoi ai.
//
#Shala #Nuk #duhet #të #mbahet #shamia #në #shkolla #duhet #respektohet #udhëzimi #Administrativ
gazetablic.com