Aktualitet

“Berisha po bën harakiri…”, Nesturi: Deputetët që shkuan tek ai dhe mbrojnë SPAK-un, hipokritë!

Analisti Plator Nesturi e shikon si hipokrit qëndrimin e atyre deputetëve që kanë shkuar tek Berisha dhe mbështesin SPAK. Në ‘Repolitix’, Nesturi shtoi se PD-ja duhet ta kishte aleat SPAK-un kundër korrupsionit dhe krimit.

‘Deklarata e parë që çështja ime e shkëputur nga PD. Nëse tërheq nga pas edhe partinë, do sillte në aspektin elektoral, një harakiri politik. Do vendoste në pozicion të vështirë edhe shumë figura të PD aty. Në qëndrimet në debatet televizive, një pjesë kanë mbajtur qëndrim ndryshe. Duke thënë më ke dëgjuar duke sulmuar SPAK. Ky qëndrim hipokrit, me SPAK nuk mund të luhet, është i pacenueshëm. Nuk mund të mbash këtë qëndrim kur është një investim i drejtpërdrejtë i SHBA. Kanë kontribuar jo vetëm financiarisht.

Ndryshimi ka të bëjë me strukturën. Nuk e kam me individët. Ti e di që ke një proces që ka të bëjë me prokurorë dhe gjykatës. Është shumë i rëndësishëm për mua se sa çështja Berisha. Çështja e strukturës dhe besueshmërisë është çështje më e rëndësishme. PD po shkon në një lloj harakiri. Edhe politikisht duhet ta kishte aleat SPAK kundër korrupsionit dhe krimit. Çështja e korrupsionit, pjesa më e madhe e ministrave që kanë abuzuar, pavarësisht se janë të parashkruar mund të kishim parë dhe thagma të tjera.’

/a.r

#Berisha #bën #harakiri #Nesturi #Deputetët #që #shkuan #tek #dhe #mbrojnë #SPAKun #hipokritë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button