Aktualitet

“Berisha, i pamëshirshëm. Ka kriminalizuar fëmijët e tij”, juristi që zbuloi aferën e CEZ: Njerëzit rreth vetes i sheh si ‘kurbane’

Juristi Romeo Kara ka deklaruar në studion “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares, Sonila Agostini se Berisha u tregua aq i pamëshirshëm aq sa kriminalizoi edhe fëmijët e tij.

Sipas juristit Kara, Berisha ka përfshirë në aktivitete korruptive fëmijët së bashku me stafin e tij, që tani i sheh si kurban për drejtësinë.

Berisha është paguar me paratë tona për të punuar për veten e tij dhe fëmijët e tij. Janë me dhjetëra televizione që më kanë pyetur për fëmijët e tij, kurrë nuk i kam përmendur sepse kam thënë që “Berisha është Berishë”. Ata kanë favore siç kanë edhe të këqija të njëjtën pikë sepse janë fëmijët e tij. I ka përfshirë vetë, është treguar i pamëshirshëm, ka kriminalizuar fëmijët e tij. Kur nuk ka pasur mëshirë për fëmijët e tij, jo më të ketë pasur për stafin e tij. Të gjithë ata ai i sheh si kurban për veten e tij”, tha Kara.

Ai vuri në dukje se Berisha tashmë që është pa pushtet e di shumë mirë se nuk mund të gëzojë as lirinë dhe as pushtetin.

Ai ka frikë që nuk gëzon pa pushtetin që ka, as lirinë dhe as pasurinë. Pra, është fundi për të cilën ne kemi qenë të bindur që ai e ka bërë. E thamë ne nuk na dëgjoi njeri. Tani e thotë prokuroria.

Është pjesë e sistemit që ka ngritur vetë. Akoma nuk kemi dalë nga sistemi që krijoi ai për të cilin e gjithë bota që mbajti peng institucionet, tani nuk i mban dot peng”, deklaroi juristi.

Kujtojmë se Romeo Kara është personi që zbuloi aferën “CEZ-DIA” dhe paditi Metën në prokurori dhe sot ish-presidenti rrezikon burgun.

/a.r

#Berisha #pamëshirshëm #kriminalizuar #fëmijët #tij #juristi #që #zbuloi #aferën #CEZ #Njerëzit #rreth #vetes #sheh #kurbane
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button