Aktualitet

Pas Italisë përmbytet edhe Franca, rrugët kthehen në “lumenj

Pas Italisë, stuhitë e fuqishme kanë goditur dhe Francën me qytetin e Kanës që është përmbytur.

Videot e postuara në internet tregojnë rrugët që janë kthyer në lumenj të furishëm. Uji rridhte me aq forcë sa që rryma e tij rrëmbeu makinat.

Fatmirësisht, nuk ka raportime për viktima, megjithëse videot e publikuara në internet tregojnë gjithashtu njerëz që po luftojnë me fatkeqësinë natyrore.

Në vitin 2015, si pasojë e një përmbytjeje, të paktën 19 njerëz vdiqën dhe dhjetëra mijëra mbetën pa energji elektrike.

Në një intervistë për BFM TV, kryetari i bashkisë së Kanës, David Lisnard, njoftoi se do të kërkonte shpjegime nga autoritetet kombëtare.

Administrata e Kanës thuhet se mori një paralajmërim për stuhinë që po afrohej vetëm një orë para se ‘ferri’ të shpërthehej në rrugët e qytetit.

#Pas #Italisë #përmbytet #edhe #Franca #rrugët #kthehen #në #lumenj
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button