3 muaj për ta kuptuar atë që të gjithë e kuptuan për një sekondë –

UEFA ka pranuar gabimin e kryer nga arbitri Tejlor në përballjen çerekfinale të EURO 2024-ës mes Spanjës dhe Gjermanisë. Topi i prekur me dorë nga Kukureja duhej sinjalizuar 11 metërsh, diçka që nuk ndodhi dhe i kushtoi gjermanëve eleminimin nga turneu. Toni Krosi ka ironizuar UEFA-n, teksa është shprehur se organizimit më të lartë të futbollit europian i janë dashur 3 muaj për të kuptuar diçka që të gjithë e kuptuan brenda një sekonde.
“Iu nevojitën tre muaj për të kuptuar që ishte prekje e topit me dorë, të cilën pothuajse të gjithë arritën ta shikonin për një sekondë. Kjo më qetëson shumë (qesh). A mund ta quaj veten kampion Europe tani, sepse ata e kanë konfirmuar zyrtarisht? Nuk mendon kështu”, është shprehur Toni Krosi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#muaj #për #kuptuar #atë #që #të #gjithë #kuptuan #për #një #sekondë
SportExpress