Aktualitet

Projekti tripalësh, Rama takohet me ministrin e Emirateve: Do ndërtojmë linjën nënujore të energjisë me Italinë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po finalizojnë dy projektet e mëdha të energjisë si dhe krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjetik.

Sipas kryeministrit, kjo kompani do të ketë portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri në rajon dhe ndërtimin e linjës nënujore të transmetimin e energjisë me Italinë.

Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjetik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali”, shkruan Rama në rrjetin social në Facebook.

/a.r

#Projekti #tripalësh #Rama #takohet #ministrin #Emirateve #ndërtojmë #linjën #nënujore #të #energjisë #Italinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button