Shqiptarët mbushën Katalonjën me drogë?! Autoritetet spanjolle në alarm, ja çfarë pritet të ndodhë
Që nga orët e para të mëngjesit, Garda Civile Spanjolle ka kryer kontrolle në një duzinë komunash në Katalonjë të Spanjës për të çmontuar një organizatë të dedikuar për kultivimin dhe trafikun ndërkombëtar të marijuanës.
Nën drejtimin e gjykatave të Reus, agjentët e Gardës Civile po bëjnë kontrolle në Reus, Barcelona, Alcanar, Valls, Cunit, Riudoms , Sant Adrià del Besòs, Montornès del Vallès dhe Manlleu për të arrestuar personat përgjegjës për organizatën kriminale si dhe kopshtarët që janë të ngarkuar për të mbajtur një sy mbi plantacionet, të shpërndara në të gjithë vendin.
Priten disa arrestime, të cilat do të kalojnë dhjetëra, të gjithë të së njëjtës kombësi shqiptare, sipas ElCaso.cat.
Baza e operacioneve të kësaj organizate të çmontuar sot ishte në zonën e Camp de Tarragona, megjithëse pati degëzime në të gjithë Katalonjën.
Burime nga Garda Civile sigurojnë se është një aksion i rëndësishëm kundër krimit të organizuar që merret me këtë lloj droge në Spanjë.
#Shqiptarët #mbushën #Katalonjën #drogë #Autoritetet #spanjolle #në #alarm #çfarë #pritet #të #ndodhë
Java News