Lojtari i Shqipërisë më në formë i momentit! Ismajli është shembull krenarie si Gjimshiti, del në formacionin e javës –

Ardian Ismajli është një version i ri i historisë së Berat Gjimshitit. I pari nuk luajti asnjë minutë në Europianin e Gjermanisë, i dyti asnjë minutë në Europianin e Francës.
I pari u rikthye më i fortë se kurrë në Kombëtare dhe po shkëlqen si kurrë më parë në klub me shirit kapiteni, i dyti është kapiteni i Shqipërisë dhe përjetoi kulmin e karrierës te Atalanta duke fituar Europa League me shirit kapiteni.
Pra dy lojtarë me karakter fituesi dhe që jemi me fat që i kemi. Ismajli ka dalë së fundmi në formacionin e javës në Serinë A sipas Whoscored pasi shkëlqeu edhe kundër Cagliarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Lojtari #Shqipërisë #më #në #formë #momentit #Ismajli #është #shembull #krenarie #Gjimshiti #del #në #formacionin #javës
SportExpress