Degjenerojnë VIP-at / Egla i hedh verën në kokë, Meritoni: O psikopate!; Ndërhyn Ilnisa: Fundërrinë, pise femër…

Ka degjeneruar sërish në cënime fizike debati mes Egla Cenos, dhe çiftit Meriton dhe Ilnisa. Konflikti ka ndodhur pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, dhe ka nisur me Meritonin, që i ka shtuar verë në gotë Eglës, duke aluduar se ajo është e alkoolizuar. Kaq është dashur që më pas aktorja të degjenerojë edhe në cënim fizik, duke ia hedhur Meritonit dy herë gotën me verë në kokë, e madje në njërin prej rasteve, duke e lënduar edhe në sy.
Meritoni i është drejtuar aktores duke i thënë : “Je një femër psikopate dhe e çmendur”.
Në debat është përfshirë edhe partnerja e Meritonit, Ilnisa e cila është përplasur ashpër me Eglën, duke i thënë asaj “pise femër, fundërrinë”. Romeo ishte një prej banorëve që u mundua të qetësonte Eglën, por aktorja i ka kërkuar që të mos ndërhynte, duke i thënë se po mbronte shokun e tij, Meritonin.
Meriton Mjekiqi: Njeriu më i keq që kam parë. A e din që je njeri i keq?
Egla Ceno: Ti çfarë po bën me gjestin tënd?
Meriton Mjekiqi: Je duke u dehur dhe po bën veprime që nuk duhet.
Egla Ceno: Po ti çfarë po bën, e do prapë në kokë ? Urdhëro (i derdh gotën me verë në kokë)
Meriton Mjekiqi: Ti je e marrë, ti je njeriu më i keq që kam njohur unë. Pse je kaq e pasjellshme
Egla Ceno: Sepse kështu jam
Meriton Mjekiqi: Ti je shembulli me i keq, je grua e keqe
Egla Ceno: Dhe ti je çun i keq
Meriton Mjekiqi: Ti je vajzë e poshtër, dehesh dhe sillesh kështu
Egla Ceno: Kam qejf
Meriton Mjekiqi: E di pse ? Sepse je e vetmuar brenda shtëpisë, e ke zemrën e keqe. Çdo ditë tregon veten. Po nuk është ky shembulli
Egla Ceno: Vazhdo bëje dhe këtë do kesh gjithmonë nga mua
Meriton Mjekiqi: Ti je një vajzë e poshtër
Egla Ceno: Edhe ti je djali i poshtër, ti dhe ajo jeni horror.
Meriton Mjekiqi: Ti duhesh trajtuar ndryshe
Egla Ceno: Si? Do të më rrahësh?
Meriton Mjekiqi: Ti je psikopate, a je e çmendur, as llogjikon. A mendon ti kur vepron?
Egla Ceno: Po ti mendon?
Meriton Mjekiqi: Ik, njeri i keq
Ilnisa Agolli: O pise femër, po ca të ka mbetur, si rri në këtë shtëpi ti, o pise femër, o grua që nuk meriton të quhesh grua. Kapeni dhe nxirreni për zhelesh, ashtu siç do të kapin jashtë për zhelesh, o poshtërsirë, o ndyrësirë.
Egla Ceno: Je ti! Bëjeni prapë dhe prapë kështu do e keni. Do edhe ti ndonjë gotë me verë kokës?
Ilnisa Agolli: Nga ty? Po hajde guxo
Egla Ceno: M’u afro dhe shihe
Ilnisa Agolli: Unë nuk i ndyj duart dhe gojën me fundërrina si ty
Egla Ceno: Fundërrinë je vetë
Ilnisa Agolli: E di mirë ti sa vlen, pise femër. Fundërrinë
#Degjenerojnë #VIPat #Egla #hedh #verën #në #kokë #Meritoni #psikopate #Ndërhyn #Ilnisa #Fundërrinë #pise #femër..
Java News