Aktualitet

SPAK e do nëburg për tre vepra penale, shtyhen me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për ish zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Afati i fundit i SPAK për të kopsitur dosjen “Ahmetaj” është caktuar në datë 22 dhjetor te këtij viti, ku me pas organi i akuzës pritet të zbresë hetimet në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Ndaj ish zëvendëskryeministrit, njëherësh ish ministër i financave, SPAK ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër arrest për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.

/a.r

#SPAK #nëburg #për #tre #vepra #penale #shtyhen #tre #muaj #hetimet #për #Arben #Ahmetaj
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button