Aktualitet
Dalin provat e reja/ Me kostum sportiv dhe kryq floriri në qafë, Nuredin Dumani del para GJKKO

I veshur me kostum sportiv dhe në qafë mbante një kryq floriri, Nuredin Dumani është shfaqur sërish në Gjykatën e Posaçme për të vijuar seancat e dëshmive.
Në prezencë të të gjithë palëve, seanca e fazës së dëshmisë nuk u zhvillua.
Ky mos-zhvillim ndodhi për shkak se në dosjen penale që bëhet fjalë për bashkëpunimin mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës janë siguruar prova të reja.
Këto prova do duhet edhe një herë të analizohen nga hetuesit për ta lidhur me ngjarje ku dyshohet se të përfshirë janë Dumani-Çela. Seanca e radhës u la me 21 Qershor në orën 9:00.
Përveç kësaj, në dosjen ndaj Dumanit ka edhe një tjetër procedim, ku ai së bashku më Henrik Hoxhajn dhe persona të tjerë akuzohen për vrasje të ndodhura në një hark kohor prej 3 vitesh. /Sot