Aktualitet

“Takime me njerëzit dhe pasqyrim në media e rrjete sociale”, këshillat për deputetët socialistë në javën e gjelbër

Takimet me komunitetin dhe pasqyrimi i tyre në media dhe rrjetet sociale, janë këshillat që u janë dhënë deputetëve socialistë për aktivitetin me temë “PS-2030 për Shqipërinë 2030”.

“Tematika e aktivitetit për javën në vijim është “PS 2030 për Shqipërinë 2030”, duke konsideruar edhe mundësinë që na jep java e gjelbër, ju inkurajoj të shtojmë takimet me partinë dhe komunitetin. Pasqyrimi i tyre në media dhe rrjete sociale është shumë i rëndësishëm”, mëson A2 CNN.

Në mesazhin që u është dërguar deputetëve socialistë theksohet lajtmotivi për rritjen ekonomike dhe në veçanti për pensionistët, për të cilët po punon një ekip i qeverisë.

“Tanimë që të gjitha forcat aktive të punës kanë nisur ta prekin rritjen ekonomike, si rezultat i reformave dhe performancës qeverisëse, ne duam që edhe pensionistët të fillojnë e të marrin pjesën e tyre në këtë rritje, përtej indeksimit ligjor të pensioneve. ⁠Një ekip brenda qeverisë po punon intensivisht për këtë objektiv dhe duke nisur nga bonusi i këtij fundviti, ne do të nisim të shtojmë mbështetjen për pensionistët”, thuhet në mesazh, raporton A2 CNN.

Gjithashtu deputetëve u kërkohet vëmendje në 10 pika kyçe nga integrimi te drejtësia, duke vlerësuar arritjet e këtij 10-vjeçari.

#Takime #njerëzit #dhe #pasqyrim #në #media #rrjete #sociale #këshillat #për #deputetët #socialistë #në #javën #gjelbër
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button