Raphinha ia dedikon Ter Stegenit fitoren ndaj Villarrealit: Ai është shumë i rëndësishëm për ekipin

Raphinha ia ka kushtuar fitoren e theksuar 5-1 të Barcelonës ndaj Villarrealit portierit Marc-Andre ter Stegen, i cili u largua i dëmtuar nga ndeshja.
Raphinha shprehu mbështetjen e tij për portierin e dëmtuar: “Këtë fitore ia dedikoj Ter Stegenit. Ne e dimë se sa i rëndësishëm është ai për ne.”
Ai vlerësoi praninë e ter Stegen si në fushë ashtu edhe jashtë saj, duke vënë në dukje se sa shumë ai kontribuon në suksesin e ekipit.
Braziliani përmendi gjithashtu vendosmërinë për t’u rikthyer pas humbjes së tyre ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve. “Ne e dinim se duhej të përgjigjeshim pas ndeshjes së Monacos dhe mendoj se e bëmë mirë”.
/ Sport
#Raphinha #dedikon #Ter #Stegenit #fitoren #ndaj #Villarrealit #është #shumë #rëndësishëm #për #ekipin
gazetablic.com