Dronë e raketa të telekomanduara, Moska “shkund’’ Ukrainën: Fitorja s’ka alternativë
Ukrainasit janë zgjuar sërish nga sirenat e alarmit këtë të diel kur Moska lëshoi dhjetëra dronë shahet në rajone të ndryshme të shtetit fqinj.
Siç bëjnë me dije forcat e mbrojtjes ajrore shkatërruan 71 prej 80 dronëve të lëshuar gjatë natës, ndërsa 6 të tjerë rezultonin të humbur pas neutralizimit nga sistemet ukrainase.
Forcat Ajrore raportojnë gjithashtu se ushtria ruse kishte lëshuar 2 raketa të komanduara nga pjesët e pushtuar të rajonit të Luhansk në Ukrainë.
Presidenti ukrainas denoncoi se Rusia kishte goditur sërish Harkivin, këtë herë me bomba ajrore që shënejstruan një godinë banimi.
Siç thuhet dhejtëra persona kanë mbetur të plagosur përfshirë edhe 3 të mitur. Në Nikopol u vranë 2 persona, mes të cilëve një 12 vjeçare.
Përgjatë javës armiku ka përdorur mbi 900 bomba të telekomanduara, rreth 400 dronë Shahed dhe gati 30 raketa të llojeve të ndryshme. Duhet të fuqizojmë kapacitetet tona për të mbrojtur më mirë jetët njerëzore e për të garantuar më mirë sigurinë. Ukraina ka nevojë për kapacitet të plotë të raketave me rreze të gjatë dhe po punojmë për të bindur partnerët.”
Çështja e raketave me rreze të gjatë pritet të diskutohet gjatë ditëve në vazhdim, teksa presidenti Zelesnky do të takohet jo vetëm me presidentin amerikan Joe Biden por edhe me kandidatët presidencial në SHBA, në kuadër të Asamblesë së përgjithshme të OKB në Nju Jork.
E teksa perëndimi është më pranë dhënies së dritës jeshile për përdorimin e këtyre raketave nga Kievi, Moska flet për një luftë kolektive kundër saj.
“Prandaj për ne nuk ka alternativë, përveç fitores në operacionin special ushtarak”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov.
/a.r
#Dronë #raketa #të #telekomanduara #Moska #shkund #Ukrainën #Fitorja #ska #alternativë
Java News