Courtois realizoi dy autogola në La Liga – të dyja ndaj Espaynolit… të dyjat në minutën e 54’të!
Thibaut Courtois nuk njihet për shumë gabime dhe përgjithësisht konsiderohet si një nga portierët më të mirë në botë.
Megjithatë, 32-vjeçari pati një rast të rrallë në ndeshjen e Real Madridit të së shtunës kundër Espanyol, duke pranuar një autogol në minutën e 54-të.
Hera e fundit që belgu realizoi një autogol në La Liga ishte në vitin 2013 kur ai ishte duke luajtur për Atletico Madrid. Në atë humbje 1-0 kundër Espanyol, Courtois realizoi një autogol në minutën e 54-të. Kështu që të dyja herë që ‘shënoi’ autogol, ai e bëri kundër Espanyolit në minutën e 54-të.
Çuditërisht, ndeshja e së shtunës shënoi herën e parë që një portier i Real Madrid lejoi një autogol në La Liga në shekullin e 21-të.
/ Sport
#Courtois #realizoi #autogola #në #Liga #të #dyja #ndaj #Espaynolit.. #të #dyjat #në #minutën #54të
gazetablic.com