Derbit i presim të vështirë, por ky i sotmi ishte më i lehtë –
Paqe në “Air Albania”. Derbi i kryeqytetit nuk njeh fitore, teksa Partizani dhe Tirana janë larguar nga fusha me rrjeta të paprekura. Përballja mes dy klubeve emblemë të futbollit shqiptar ka përfunduar në baraspeshë 0-0. Pas përfundimit të ndeshjes protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Super Gol” në “RTSH”.
Mici (Tirana): “Dua të cek që kapiten është Përgjoni. Unë jam zëvendës deri sa ai të kthehet nga dëmtimi. Uroj që të kthehet sa më shpejt. Mbrojtja me tre më përshtatet, pasi më pëlqen të sulmoj përpara. Kemi zhvilluar ndeshje të mira, por nuk po marrim rezultat dhe rezultati është shumë i rëndësishëm në kampionat. Dihet presioni, sepse derbi ndahet nga një detaj. Duhet të ishim më të kujdesshëm në anën defensive, parandaj nuk kemi shtyrë shumë përpara. Por mua më pëlqen të shtyj përpara. A e prisnim Partizanin kaq të dobët? Derbit gjithmonë i kemi pritur të vështira, por sot ka qenë një derbi pak më i lehtë. Jo se ishte Partizani shumë dobët”.
Veselinoviç (Partizani): “Falenderoj tifozët që bënë një atmosferë të mrekullueshme. I përgëzoj lojtarët për ndeshjen. Ka përfunduar në barazim 0-0, por personalisht nuk jam asnjëherë i kënaqur kur marr barazim. Si një derbi, kishte brenda nervozitet. Kam përshtypjen që në pjesën e parë ishim pak nervozitet. Në 15 minutat e fundit, pas ndryshimeve, ndodhi edhe ndryshimi. Dua ta theksoj që Edoni, Kote dhe Mba dhanë shumë me lojën e tyre dhe aty u shfaqën problemet për Tiranën. Të gjitha mundësitë janë të hapura. Duhet të kuptojmë që po flasim për dy sulmues, por duhet ta kuptojmë cilësinë e Tiranës te mesfushorët. Është pjesa e ekuilibrit që duhet t’i kushtojmë rëndësi. Edhe nëse luajmë me dy sulmuesë, këtu hyn në punë edhe cilësia e mesfushës sonë. Sot jam shumë i kënaqur me aspektin difensiv, por jo me atë ofensiv”.
Shkëmbi (Tirana): “Kemi bërë një ndeshje goxha i mirë. Ishte derbi i parë për shumicën. Mendoj që ishim superiorë. Nuk mendoj që është ngërç te sulmuesit. Sot mund të ishte normale që të mos shënonim në një derbi. Jam i kënaqur me sulmuesit, megjithëse në një ndeshje si e sotmja mund të kishin bërë diçka më tepër. Sot ishim të përqendruar në çdo sekondë. Kjo ndeshje mund të lërë pak për të dëshiruar, por deri përpara kësaj ndeshjeje kemi bërë mirë. Ishte një ndeshje edhe me pak rëndesë psikologjike. Nuk jam tip që emocionohem shumë. Kam diçka ndryshe nga ndeshejt e tjera, por agjë më shumë. Besoja se do e fitonim. Barazimet nuk më pëlqejnë më. Megjithëse ka ekipe që me 10 barazime kanë dalë edhe kampionë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Derbit #presim #të #vështirë #por #sotmi #ishte #më #lehtë
SportExpress