Përshkoi rreth 13 km në ndeshjet e fundit, Ylber Ramadani renditet mes lojtarëve që vrapojnë më shumë

Ylber Ramadani nuk është vetëm futbollisti që ka bërë më shumë kilometra në Euro 2024 në Kombëtaren Shqiptare, por është edhe ndër më të mirët në këtë turne.
Mesfushori i kuqezinjve ka përshkuar mesatarisht 12.51 kilometra për ndeshje sipas raporti teknik të UEFA-s. Ramadani i cili është një pikë e rëndësishme e Shqipërisë së Sylvinhos ka lënë pas në këtë renditje Granit Xhakën e Zvicrës, Declan Ricen e Anglisë apo Joshua Kimmich të Gjermanisë.
Mesataren më të lartë të kilometrave të përshkuara e ka portugezi Bernado Silva, 13.92. UEFA ka përfshirë futbollistë, të cilët kanë luajtur të paktën 3 ndeshje. Shqipëria është e 11 për mestaren e kilometrave të përshkuara si ekip 115.8.
#Përshkoi #rreth #në #ndeshjet #fundit #Ylber #Ramadani #renditet #mes #lojtarëve #që #vrapojnë #më #shumë
Java News