Aktualitet

SPAK shpall pretencën për inceneratorin e Fierit! Debate në sallë rreth akuzave, do ketë rivlerësim më 19 qershor

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur pretencën paraditen e sotme, për Inceneratorin e Fierit.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Lefter Kokën, 7 vite për Alqi Bllakon, 12 vite për Klodian Zoton, Arben Dervishaj – 4 vjet Arjola Kodra – 3 vjet, Sabina Cenameri – katër vjet burg (SPAK thotë ti pezullohet burgu se ka fëmijë të vogël) Florian mucaj 3 – vjet, Azem Shatri – 3 vjet, Regan Merdanin – 4 vjet, Gentian Ziflën – 4 vjet, Erjon Murataj – 4 vjet, Loran Dusha – 8 vjet, Yuri Ymeraj – 7 vjet, Arbër Denizi – 7 vjet.

SPAK thotë se për inceneratorin e Fierit u krye korrupsion, u pastruan para dhe u mashtrua që nga shpronësimi i truallit ku do të ndërtohej inceneratori deri tek faturat fiktive për punimet. Megjithatë të gjithë të pandehurit kërkojnë pafajësi dhe pushim të çështjes.

Pas shpalljes së pretencës ka pasur diskutime të shumta në sallë, pasi prokurori i Posaçëm i SPAK i qëndroi të njëjtave akuza, edhe pse gjyqtari paraprak i kishte sugjeruar prokurorit në seancën me dyer të mbyllura rikualifikimin dhe ricilësimin e veprave penale për tre të dyshuar.

Gjyqtarja i kërkoi rishqyrtimin e akuzës për korrupsion për Alqi Bllakon, pasi pa se nuk qëndronte, dhe SPAK ra dakord, megjithatë prokurori i Posaçëm i SPAK i qëndroi të njëjtës akuzë duke kërkuar dënimin e  Alqi Bllakos si funskionar i lartë.

E njëjta gjë u kërkua edhe për Arben Dervishajn, i cili akuzohej në seancën paraprake edhe për shpërdorim detyre edhe për korrupsion por gjyqtarja i kërkoi SPAK të rivlerësonte qëndrimin sa i takon akuzës së korrupsionit dhe për këtë arsye SPAK ra dakord se nuk kishte akuzë për korrupsion, megjithatë SPAK sot kërkoi dënimin edhe për korrupsion. E njëjta gjë edhe për Klodian Zoton, u kërkua dënimi i tij për të njëjtat vepra në dosjen e dorëzuar.

I gjithë ky qëndrim i ashpër i SPAK solli reagimin e menjëhershëm të avokatëve të të akuzuarve dhe për këtë arsye gjyqtarja i la kohë deri më 19 qershor për të rivlerësuar edhe një herë nëse këto do të jenë akuzat përfundimtare, ndërkohë i la kohë edhe avokatëve mbrojtës për të sqaruar këtë pozitë procedural që shkaktoi pakënaqësi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button