Aktualitet

Takim me von der Leyen, Rama ndan foton: Shqipëria në 2030 në Bashkimin Evropian

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet të enjten në Bruksel i ftuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të një dreke pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, ndau në rrjetet sociale një foto me Presidenten e KE, duke e përkufizuar si “një fillim i ri drejt Evropës 2030”.

“Fillim i ri drejt Evropës 2030 me Shqipërinë. 2030 në Bashkimin Evropian”, shkruan Rama në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një foto nga ky takim.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga BE-ja në maj të këtij viti, ishte edhe çështja kryesore e diskutimeve në këtë tryezë.

Kryeministri Rama mori pjesë edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Oliver Röpke, ku njoftoi ngritjen e Komitetit të Përbashkët Konsultativ për fuqizimin e bashkëpunimit me BE-në.

#Takim #von #der #Leyen #Rama #ndan #foton #Shqipëria #në #në #Bashkimin #Evropian
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button