Aktualitet

E rëndë në Itali/ Një statujë ra nga ballkoni dhe e goditi në kokë, humb jetën 30-vjeçarja

Një 30-vjeçare pati një fund tragjik në Napoli, pasi u godit në kokë nga një statujë që ra nga ballkoni.

Vajza fatkeqe po ecte të dielën në zonën Quartieri Spagnoli, një nga më të njohurat në Napoli, kur papritur një statujë i ra në kokë nga një ballkon.

30-vjeçarja u dërgua në spital por nuk mundi që të mbijetonte. Policia italiane ka vënë nën hetim dy persona për vrasje nga pakujdesia. Sipas autoriteteve, objekti është hedhur nga një fëmijë dhe për këtë arsye nën hetim janë vënë dy prindërit.

#rëndë #në #Itali #Një #statujë #nga #ballkoni #dhe #goditi #në #kokë #humb #jetën #30vjeçarja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button