Sport

“Abissnet Superiore”/ Java e 6-të luhet të shtunën & të dielën, spikat derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana –

Java e gjashtë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të shtunën dhe të dielën. Takimi i parë i kësaj jave është Skënderbeu – Laçi, që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, në orën 17:00.

Mbrëmja e së shtunës do të kulmojë me derbin e kryeqytetit, Partizani – Tirana. Supersfida e javës së gjashtë do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:00. Një nga duelet më të zjarrta të kampionatit “Abissnet Superiore” ku spektakli është i garantuar.

Tre takimet e tjera të javës së gjashtë do të luhen të dielën. Vllaznia do të përballet me Bylisin në “Loro Boriçi”, në orën 17:00. Në mbrëmje, në orën 20:00 do të luhen edhe dy takimet e fundit. AF Elbasani do të presë në shtëpi Egnatian, ndërsa Teuta do të përballet në “Niko Dovana” me Dinamo City-n.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet e RTSH.

#Abissnet #Superiore #Java #6të #luhet #të #shtunën #të #dielën #spikat #derbi #kryeqytetit #Partizani #Tirana
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button