Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pronave të Arben Lamçes, Arjan Ormenajt, Klajdi Merkajt e Manjola Hysenajt

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi sekuestrot e dy shoqërive të grupit të dyshuar kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja.

Me vendimin e sotëm 19/09/24, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimimet e personave që u vunë në ndjekje penale nga SPAK pas hetimeve për vëllezërit Hajdar e Franc Çopja.

Apeli vendosi lënien në fuqi të sekuestrove te pronave të Arben Lamçes, Arjan Ormenajt, Klajdi Merkajt e Manjola Hysenajt.

Shoqëritë Elba Beton e Hotel Domus tashmë janë bllokuar deri në përfundim të hetimeve.

#Apeli #GJKKO #lë #në #fuqi #sekuestron #pronave #të #Arben #Lamçes #Arjan #Ormenajt #Klajdi #Merkajt #Manjola #Hysenajt
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button