Aktualitet

“Ja sa turistë presim deri në fund të vitit”, Kumbaro: Objektivi për vitin 2030 është turizmi elitar

Kryefjala e intervistës së ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro Furxhi në emisionin “Ekspres” në RTSH ishte bumi i turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në .

Sipas shifrave të bërë publike nga qeveria, vetëm në 8-mujorin e parë janë 8.5 milion, shifër kjo që përbën dhe suksesin e radhës në këtë sektor të rëndësishëm për vendin.

Nga janari deri në gusht rreth 8.5 milionë vizitorë të huaj kanë shijuar Shqipërinë, jo vetëm më shumë në numër krahasuar me një vit më parë, theksoi Kumbaro, por edhe me një larmi vendesh origjine.

Në këtë kontekst ajo tha se kjo shifër është një nga indikatorët që po ecën ky sektor tepër i rëndësishëm i ekonomisë dhe i Shqipërisë që duam të ndërtojmë.

Ka shumë parametra dhe indikator me të cilat ne e matim këtë sektor. Nuk është thjesht shifra e të huajve që kanë hyrë në Shqipëri, por janë 8.5 milion klient që  krijojnë motor zhvillimi që do të sjellin të ardhura.  Duke iu referuar shifrës së një viti më parë ku në Shqipëri hynë 10.1 milion turistë të huaj ku nga Banka e Shqipërisë në ekonominë shqiptare hynë 4.2 miliard euro. Pra është një buxhet shteti më vetë”.

Duke e krahasur me një vit më parë në periudha të njëjta, Kumbaro deklaroi se për 2024 kemi 20% më shumë të turistëve të huaj se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Nuk dua ta bëj një projeksion për një arsye; sepse është e thjesht të masës numrin e vizitorëve sepse matet nëpërmjet sistemit TIMS dhe pasaportave të huaja që futen në territorin shqiptar por qëllimi është që ata të qëndrojnë sa më gjatë në vendin tonë dhe do të paguajnë me shumë”.

Serish duke iu referuar shifrave për shpenzimet e turistëve për atë që quhet ditë-natë të akomodimit në hoteleri, Kumbaro tha se, “ edhe kjo shifër është në rritje. Po të shohim shifrat e INSTAT dhe të Bankës së Shqipërisë ka një rritje të netë-qëndrimeve që kanë shkuar nga 2-3 që kanë qenë në 2022 dhe tani jemi në 5-6 dhe kjo ndryshon. Ajo që është më e rëndësishme nuk është se kjo 8.5 milion kanë ardhur vetëm përgjatë sezonit të verës por ka një shtrirje në kohë dhe hapësirë.

Ne po parashikojmë atë që si duhet të jetë turizmi shqiptar në 2030, theksoi ministrja Kumbaro, dhe patjetër turizmi që do ofrojmë në të ardhmen do të jetë i hoteleve me 5 hyje.

Ne kemi struktura hotelerie të mirë organizuar për atë që e quajmë turizmi mesatar por na duhet të forcojmë dhe të investojmë në turizmin elitar. Deri në fund të vitit mund të kemi 12 deri në 13 milion turistë”.

/a.r

#turistë #presim #deri #në #fund #të #vitit #Kumbaro #Objektivi #për #vitin #është #turizmi #elitar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button