Aktualitet
“Anulohen të gjitha aktivitetet”/ Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, PD shpall të enjten ditë zie!

Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024.
Me anë të një njoftimi zyrtar, zyra e shtypit të PD thotë se të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen.
“Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike”, thuhet në njoftim.
#Anulohen #të #gjitha #aktivitetet #Ndarja #nga #jeta #Gerti #Bogdanit #shpall #të #enjten #ditë #zie
Java News