Aktualitet

Takimi i Ramës me Gjeneral Cavolin, reagon ambasada e SHBA: Theksoi lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama në takim me Gjeneralin Christopher Cavoli

Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, u takua dje me Kryeministrin Edi Rama.

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se ky takim ka theksuar lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqiërisë.

Gjenerali amerikan Christopher Cavoli nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Shqipëri
Gjeneral Cavoli takohet me Presidentin Begaj, zbardhet fokusi i bisedës

Në këto lidhje, ambasada e SHBA, përfshin dhe rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, për të cilat thotë se janë jetike për të çuar përpara paqen në rajon dhe më gjerë.

“Takimi theksoi lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë”, shkruan ambasada e SHBA në “Facebook”.

#Takimi #Ramës #Gjeneral #Cavolin #reagon #ambasada #SHBA #Theksoi #lidhjet #forta #në #fushën #mbrojtjes #Shqipërinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button