Aktualitet

Klubi i madh i serisë A bën lëvizjen e bujshme, shkarkohet trajneri pas 4 javësh

Roma ka vendosur të shkarkojë Daniele de Rosin pas 4 javëve të para të kampionatit.

Verdhekuqtë kanë zhgënjyer këtë start duke grumbulluar vetëm 3 pikë në katër ndeshje. De Rosi zëvendësoi Murinjon sezonin e kaluar.
“AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rosin nga roli i trajnerit të ekipit të parë.

Vendimi i klubit është marrë në interes të skuadrës, në mënyrë që të mund të rifillojë sa më shpejt rrugën e dëshiruar, në një kohë kur sezoni është ende në fillimin e tij.

Për Daniele, i cili do të jetë gjithmonë në shtëpi në klubin Giallorossi, një falënderim të përzemërt për punën e kryer muajt e fundit me pasion dhe përkushtim. Do të vijojnë komunikimet mbi udhëzimet teknike të ekipit”, thuhet në njoftimin e klubit Italian.

#Klubi #madh #serisë #bën #lëvizjen #bujshme #shkarkohet #trajneri #pas #javësh
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button