LIVE! Kuvendi nis me 1 minutë heshtje në nder të Bogdanit, deputetët e PD braktisin sallën

Seanca e sotme plenare do të zhvillohet pa praninë e eksponentëve të opozitës. Është mbajtur një minutë heshtje në nisje të saj, në nder të ish-deputetit të PD Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë mesditën e djeshme.
“Prehu në paqe Gert! Të qoftë i lehtë dheu!”, tha kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.
Teksa deputetët e Partisë Demokratike po respektojnë Ditën e Zisë, pritet që këtë të Enjte në sallën e Kuvendit të diskutohen një sërë projektligjesh.
Kujtojmë se të Mërkurën, demokratët njoftuan se të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen. Po ashtu në të gjitha selitë e PD-së, flamujt do të ulen në gjysmështizë.
/a.r
#LIVE #Kuvendi #nis #minutë #heshtje #në #nder #të #Bogdanit #deputetët #braktisin #sallën
Java News