Aktualitet

“VV asnjëherë më s’do të mund t’i marrë 51 për qind, do të ketë rënie”

Kryeministri Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ta tejkalojnë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021.

Lidhur me këtë, analisti Blerim Burjani, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se nga Qeveria Kurti s’ka pasur rritje ekonomike as mirëqenie sociale e as shëndetësore.

“Mendoj se jeta e qytetarëve nuk ka ndryshuar, pra VV po të kishte filluar të bënte sigurimin shëndetësor, të kishte bërë reformën në shkollimin universitar, reformën sociale apo ta nxitë punësimin, rregullimi i sistemit të pagave në sektorin e ndërmarrjeve publike dhe shërbimin civil që ka diskrepanca të mëdha apo të ishin ngritur pensionet që të mjerueshme, pra s’ka rritje të mirëqenies as ekonomike as sociale e as shëndetësore”, thotë ai.

Sipas Burjanit, Kurti tërë energjinë e ka orientuar kah veriu.

“Ai me çka krenohet është veriu, pra unë mendoj se tërë energjinë Kurti e ka orientuar në veri e rezultati është ky çfarë është nuk ka nevojë më shumë të them se tjerat dihen çfarë ka bërë”, vlerëson analisti për Gazeta Blic.

Ai thekson se Vetëvendosje s’do t’i ketë më shumë se 50 për qind të votave, derisa vlerëson se më së shumti mund t’i ketë 38 për qind.

“Nuk e besoj se dyfishohet vota e VV në zgjedhjet e ardhshme, të kërkohet është gjë normale po sikur me lobu për një rezultat pretendues por me arrit jo më, VV nuk do t’i ketë më asnjëherë 50+1, por më së shumti mund t’i ketë 38 % edhe pse mund të ketë befasi tjera me nuk dihet saktë se sa përfundimisht mund t’i ketë ky subjekt, favori i VV është vetëm se ato subjekte më herët janë komprometuar fort shumë, e kanë humbur kredibilitetin shumë, madje as nuk kanë dalë të distancohen nga keqbërësit e tyre në qeverisje për shumë vite”, potencon Burjani.

Ai e sheh si propagandë parazgjedhore kërkesën për dyfishim të votës, pasi s’ka bërë që ta meritojë atë.

“VV është në favor nga ky segment me tjerat asnjë më, pra s’ka për çka as të kërkojë votën që ka pas e lëre më të kërkojë dyfishin e rezultatit, realisht kjo ngjason në propagandë parazgjedhore”, deklaron analisti Blerim Burjani./Gazeta Blic/

Zemaj numëron mashtrimet e Qeverisë: Veriu, propagandë e VV-së për zgjedhje – Kurti luajti me ndjenjat e qytetarëve



#asnjëherë #më #sdo #të #mund #marrë #për #qind #të #ketë #rënie
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button