Sport

Rezultat i pranueshëm, por duhej të kishim fituar –

Një tjetër fitore i ka ikur nga duart Partizanit të Veselinovic. Pas asaj ndeshje dramatike kundër Dinamos, të kuqtë kanë përsëritur të njëjtën panoramë, duke e vendosur ndeshjen në minutat e fundit.

Në të 80, Zeka do të shënonte golin e avantazhit për Partizanin, duke mos gabuar në zonën kundërshtare.  Vetëm gjashtë minuta më vonë, Ballhysa do të sillte baraspeshën duke shfrytëzuar më së miri pasimin e ardhur nga e majta. Në fund, Laci merr një pikë, ndërsa Partizani largohet me një shije më të hidhur pasi ishte pranë fitores. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “RTSH Sport”:

Cungu: “Dëshira ishte për të fituar sot dhe mënyra sesi shkoj loja, duhej të fitonim. Me pak qetësi mund të kishim shfrytëzuar rastet tona sidomos në pjesën e parë. Por ndaj një ekipi si Partizani, edhe barazimi është i pranueshëm. Jam i kënaqur nga mënyra sesi ne luajtëm. Keqardhja është e madhe sepse luajtëm mirë edhe kundër Elbasanit, por në fund llogaria është me pikët.

Veselinovic: “Cdo ndeshje ka specifikën e saj, dua të falënderoj lojtarët për angazhimin. Dua të uroj edhe Lacin, ua kam thënë çunave se na pret një ndeshje e vështirë.  Laci ka bërë ndeshje më të mira deri tani se pikët që ka në renditje. Është detyra jonë të shkojmë për tre pikët në cdo ndeshje. Kemi ndryshuar disa herë skemën gjatë ndeshjes, në varësi të momentit”.

#Rezultat #pranueshëm #por #duhej #të #kishim #fituar
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button