Aktualitet

Krijimi i një grupi të ri parlamentar, Alibeaj flet për një forcë të re politike, “larg” Bashës e Berishës

Enkelejd Alibeaj nuk e përjashtoi krijimin e një partie të re politike pasi 2 ditë më parë bashkë me 4 deputetë të opozitës lajmëruan krijimin e një grupimi të ri në parlament që mendon ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Alibeaj tha se 3 vitet e debatit të fundit brenda PD treguan se opozita është larguar nga nevojat e publikut dhe kjo shpjegon sipas tij bjerjen e mbështetjes së publikut.

“Opozita në tërësi me sa duket ka një lloj distancimi nga nevojat e publikut, ndaj këto tre vite brenda betejës së brendshme në PD e sollën këtë bjerrje, mungesë mbështetjeje të publikut.

Çfarë na bën bashkë? Çështje të së shkuarës, së tashmes por edhe të së ardhmes. Kemi mbajtur qëndrime të qarta në mbështetje të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ne na bashkon një qëndrim ndryshe nga segmenti opozitar nën Sali Berishën, se ka ndjekur një trajektore të vetën duke i shpallur luftë drejtësisë dhe bëjnë marrëveshje për të mbyllur listat për shqiptarët”, tha mes të tjerash Alibeaj.

#Krijimi #një #grupi #të #parlamentar #Alibeaj #flet #për #një #forcë #të #politike #larg #Bashës #Berishës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button