Aktualitet

Batuta te “Shëndetësia”/ Vokshi: Suksesi juaj, keni shtuar gomerët! Deputeti socialist: Albana i ka afër në Parlament ndaj I duket ashtu

Sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, u diskutua për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.

Projektligji u miratua mes debatesh dhe batutash mes deputetëve anëtarë të këtij komisioni.

Pjesë nga debatet:

Anila Denaj: Sigurisht qe në sektorin e gjithë infrastrukturës laboratorike investimet nuk do jene kurrë te mjaftueshme por besoj qe dhe rritja e buxhetit vit pas viti me 25% është indikacion i qartë për te ndihmuar këtë proces..

Albana Vokshi: Opinioni im si për çdo projektligj nga maxhoranca është qe keni gjetur njeriun qe do prodhoj barnat për blegtorinë për te nxjerre jashtë loje barnat me patente për te konsumuar barna te certifikuara. Ju vidhni fondet se ndryshe nuk do ishim këtë situatë. Po shfarosni blegtorinë. I vetmi sukses i qeverisë tuaj është që ka shtuar numrin e gomerëve…

Ilir Metaj: Do flas për projektligjin, po fillimisht dua t’i sqaroj Albanës se i duket se janë shtuar shumë gomerët, ngaqë politika ka lënë ca nga këta të futen në parlament dhe Albanës i është krijuar ajo përshtypje ngaqë i ka shumë afër ca syresh aty. Dallohen menjëherë. Janë ata që ndiqen nga pak ose aspak njerëz…”

Zheni Gjergji: Zoti Metaj nuk ju lejoj të na fyeni këtu me këtë gjuhë..

Ilir Metaj: Kryetare unë nuk thashë emra. Ti po e thua…

Klodiana Spahiu: Nga ligji aktual. Rendesi per ne ka qe ky ligj te behet i zbatueshem dhe te kemi mbeshtetje shumë te mire te ketij sektori veterinar. Është po aq e rendësishme per te gjithë sidomos per sektorin e blegtorisë. Pa dashur te bej replike me koleget, per fat te mire e vendosin qytetaret se sa gomere kane mbetur ne Shqipëri.

#Batuta #Shëndetësia #Vokshi #Suksesi #juaj #keni #shtuar #gomerët #Deputeti #socialist #Albana #afër #në #Parlament #ndaj #duket #ashtu
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button