Aktualitet

“I lartë mosbesimi tek politika”, bie mbështetja për BE, problem çmimet, inflacioni dhe korrupsioni

Rritja e çmimeve, inflacioni si dhe korrupsioni janë në krye të fenomeneve me shqetësuese për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor duke zëvendësuar papunësinë si çështja me problematike e pak viteve më parë.

Janë këto disa të dhënat të publikuara në kuadër Ballkan Barometrit i cili krahas pasqyrimit të të dhënave të vitit 2024, paraqet edhe ecurinë e 10 viteve të fundit.

Mosbesimit tek media mbetet i lartë. Raporti nuk sjell asgjë të re sa i përket mosbesimit te qytetarëve të Ballkanit tek politika.

Sa i përket besimit tek fqinjësia dhe bashkëpunimi në rajon treguesi flet për një shifër në rritje në nivelin e 82% çka flet për një trend në rritjet të qytetarëve të cilët shohin mundësi të reja punësimi dhe biznesi në vendet fqinje.

Sondazh gjithashtu flet për një rënie të mbështetjes në procesin anëtarësimit ne BE. Ndonëse qytetaret e Shqipërisë Kosovës vazhdojnë të ruajnë një optimizëm më të lartë krahasimesh me fqinjët, për Bregun optimizmit në rënie vjen si pasojë e kohëzgjatjes së procesit të anëtarësimit.

Gazetar: Omer Saraçi

#lartë #mosbesimi #tek #politika #bie #mbështetja #për #problem #çmimet #inflacioni #dhe #korrupsioni
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button