Konkluzioni i FBI për të shtënat në klubin e golfit: Ishte tentativë për të vrarë Donald Trump!

FBI i konsideron atentat në tentativë për të vrarë Donald Trump, të shtënat me armë zjarri në Florida, pranë rezidencës së ish-presidentit, teksa ai ndodhej te fusha e golfit.
“Incidenti në fushën e golfit të Trump duket të jetë një tentativë vrasje”, thuhet në deklaratën e FBI.
Ka raportime se i dyshuari ishte ndërmjet pemëve, i armatosur me një pushkë AK-47.
Zyrtarë të shumtë të zbatimit të ligjit kanë thënë se i dyshuari i armatosur u pa pranë fushës së golfit nga një anëtar i ekipit të Shërbimit Sekret të SHBA-së të Donald Trump, teksa ish-presidenti po luante golf.
I dyshuari thuhet se u largua nga vendi i ngjarjes pasi kishte shkëmbyer zjarr me agjentët e Shërbimit Sekret, dhe i dyshuari u fut në një makinë.
CBS raporton se një makinë me të njëjtën targë u ndalua në Martin County dhe një person u arrestua. Është e paqartë nëse është personi i armatosur, por besohet se është dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit po e marrin në pyetje.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit thonë se një armë e stilit AK-47 dhe është gjetur në vendngjarje pranë fushës së golfit.
#Konkluzioni #FBI #për #të #shtënat #në #klubin #golfit #Ishte #tentativë #për #të #vrarë #Donald #Trump
Java News