Aktualitet
Të shtënat kundër Trump, reagon Kamala Harris: Dhuna nuk ka vend në Amerikë!

Zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila kandidon kundër Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka lëshuar një deklaratë për incidentin. Kandidatja demokrate për zgjedhjet shkruan se dhuna nuk ka vend në Amerikë. Ajo shprehet e lumtur që Trump është i sigurt.
“Unë jam informuar për raportet e të shtënat me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida, dhe jam e lumtur që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë. ” shkroi ajo në “X”.
Më herët pati një reagim edhe nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa gjithashtu raportohet se kanë nisur hetimet nëse ishte ish-presidenti shenjestra e të shtënave.
#Të #shtënat #kundër #Trump #reagon #Kamala #Harris #Dhuna #nuk #vend #në #Amerikë
Java News