Sport
Egnatia shkatërron Bylisin me 4 gola, i nxjerr inatin e humbjes së pësuar me Vllazninë –

Egnatia është rikthyer te fitorja pas humbjes së pësuar kundër Vllaznisë. Ekipi i Tetovës e ka shfryrë inatin në përballjen ndaj Bylisit, teksa ka fituar në shifrat e thella 4-0. Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Ahmetaj në minutën e 31.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Xhemajli dyfishoi shifrat në 2-0. Kështu mbaroi pjesa e parë, ndërsa historinë e takimit e mbylli po Ahmetaj në të 57, për t’i zeruar shpresat Bylisit. Dhe për të përmbyllur statistikat e ndeshjes mendoi Ndreca në minutën e 69, 4-0, duke marrë një fitore morali pas humbjes me Vllazninë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Egnatia #shkatërron #Bylisin #gola #nxjerr #inatin #humbjes #së #pësuar #Vllazninë
SportExpress