Aktualitet

U largua nga PD, zgjedh Alibeajn, Agalliu: Bëra akt të qartë, Basha nuk është i lirë

Arbi Agalliu, së bashku me 4 kolegë të tjerë opozitarë deklaruan krijimin e një fronti të ri opozitar, sa larg Sali Berishës aq edhe Lulzim Bashës. Dalja e tij krah Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehit zyrtarizoi edhe ndarjen nga Demokratët Euroatlantikë. Në një intervistë për A2 CNN, Agalliu pohon se ata që nuk u distancuan përfshire dhe Bashën, nuk janë të lirë.

“Unë kam bërë akt të qartë, jam shkëputur nga grupi i PD që drejtohet sot fatkeqësisht nga Sali Berisha. Për një fakt shumë të thjeshtë, mjafton non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, gjë që më bën mua të mos jem më atje. Të gjithë ata që nuk bëjnë këtë, që qëndrojnë për arsye të caktuara që unë nuk i di, fatkeqësisht e shoh të vështirë të jenë të lirë për të vijuar gjënë”, deklaroi Agalliu për A2.

Tashmë që u zyrtarizua grupimi i ri informal në parlament, Agalliu shpjegon se po punohet që bashkëpunimi të shtrihet edhe për zgjedhjet e vitit 2025.

“Çdo koleg opozitar që e gjen veten në këtë lloj fronti, në këtë lloj emëruesi të përbashkët është i lutur dhe jemi duke punuar për të krijuar një lloj fronti të përbashkët në zgjedhjet e 2025. Se kush do të jetë, kjo mbetet për t’u parë. Sekush nuk i braktis këto parime dhe të gjithë ata që janë ndarë nga e shkuara korruptive e këtij vendi”, theksoi në A2 Agalliu.

Krijimi i një partie të re politike, me të zhgënjyerit nga Basha dhe Berisha, duket se është në hapat e fundit dhe deputeti tregon edhe detaje se organizative të subjektit të ri.

“Modeli që për të cilin ne po mundohemi të paraqesim është një model që ndan qartësisht partinë nga pikëpamja organizative, ajo që bota jashtë e quan kancelar dhe ekipi politik që përballet në terren. Nuk do jetë një parti uni, nuk do jetë një parti individi”, tha për A2 deputeti.

Sa i përket mundësisë së bashkimit me Partinë Demokratike, për të qenë fraksion brenda saj si është kërkuar nga Kreshnik Çollaku, Agalliu thotë se shanset janë zero.

“Zoti Çollaku e ka thënë që në krye të herës, do qëndrojë ku është vula e PD në formë fraksioni, por nga ana tjetër zoti Boçi tha se koha e fraksioneve ka mbaruar”.

Një tjetër arsye që sipas tij ndikon në këtë mos bashkëpunim me Partinë Demokratike është edhe qasja me sistemin e ri të drejtësisë, që siç thotë nuk mund të pranojë të protestohet para godinës së SPAK.

/a.r

#largua #nga #zgjedh #Alibeajn #Agalliu #Bëra #akt #të #qartë #Basha #nuk #është #lirë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button