Aktualitet

Sot, Dita Ndërkombëtare e Demokracisë. Ambasada e SHBA: Fokusi te Inteligjenca Artificiale

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë festohet në mbarë botën më 15 shtator të çdo viti. Ajo u krijua përmes një rezolute të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në 2007, duke inkurajuar qeveritë të forcojnë dhe konsolidojnë demokracinë.

Kjo ditë është një mundësi për të rishikuar gjendjen e demokracisë në mbarë botën dhe çdo vit theksi vihet në një temë specifike. Për 2024 theksi është vënë në Inteligjencën Artificiale

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përkujtuar këtë ditë, ku thotë se foksi në këtë vit është te Inteligjenca Artificiale dhe përfitimet e saj në qeverisje, por edhe rreziqet që paraqet në lidhje me dezinformimin dhe rritjen e gjuhës së urrejtjes. Ambasada e SHBA-së thekson se qeveritë duhet të punojnë për një botë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

“Dita Ndërkombëtare e Demokracisë thekson nevojën për të mbrojtur fjalën e lirë, liritë civile dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht gjatë zgjedhjeve në mbarë botën. Fokusi i këtij viti është roli i inteligjencës artificiale në qeverisje. Ndërsa IA mund të rrisë pjesëmarrjen dhe barazinë, ajo gjithashtu paraqet rreziqe si dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes. Qeverisja efektive e IA është thelbësore për të siguruar përfitimet e saj për të gjithë. Le të vazhdojmë të punojmë drejt një bote më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë”, shkruan ambasada amerikane.

Demokracia kërkon pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve dhe theksuar rolin e qeverive  për të ofruar drejtësi, paqe, zhvillim dhe të drejtat e njeriut.

/a.r

#Sot #Dita #Ndërkombëtare #Demokracisë #Ambasada #SHBA #Fokusi #Inteligjenca #Artificiale
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button