Tri raste të dhunës në familje në Kosovë, gratë viktimë e dhunës nga burrat

Tri raste të dhunës në familjes janë raportuar në Kosovë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Sipas raportit, një Gjilan është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës kosovare.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës f/kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti janë sekuestruar një pistoletë e cal.9x19mm me leje valide si dhe 15 fishekë të cal.9×19 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Rasti tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Pejë, ku i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhune psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Në Vushtrri një burrë e ka rrahur bashkëshorten e tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa viktima është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Blic/
#Tri #raste #të #dhunës #në #familje #në #Kosovë #gratë #viktimë #dhunës #nga #burrat
gazetablic.com