Uncategorized

SPAK nis hetimet për Gërdecin, e fillon me Bumçin! Si e tradhtoi sekretarja ish ministrin Aldo Bumçi? Tregoi në prokurori se punonte për Shkëlzenin, bëri letrat për Gërdecin

Ish ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka mbërritur sot në SPAK. Mësohet se Bumçi do të pyetet si person që ka dijeni për tragjedinë e Gërdecit, që solli si pasojë 27 viktima, plagosjen mbi 200 personave dhe rrafshimin e rreth 300 shtëpive e bizneseve.

Bumçi po merret në pyetje pasi SPAK vendosi të rihapë çështjen e Gërdecit. Përveç tij, pritet të merret në pyetje edhe ish-ministri i Mbrotjes Fatmir Mediu, si edhe zyrtarë dhe dëshmitarë të tjerë.

Ish-sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, Anjola Agolli, në dëshminë e saj dhënë prokurorëve implikoi direkt Bumçin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec.

Agolli ka pranuar se ajo ka dërguar faksin me shënimin “Për Shkëlzen Berishën…” në një numër faksi të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe kujton se “Shkëlzen Berisha erdhi në zyrë dhe u takua me ministrin para se të niste faksin…”

Agolli ka shpjeguar procedurën si e ka protokolluar faksin dhe si është dërguar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Bëhet fjalë për një faks privat që ish-ministri Aldo Bumçi i ka dërguar për informim Shkëlzen Berishës, për t’i kujtuar se ia ka firmosur “Memo”-n që aprovonte biznesin e demontimit të armëve në Gërdec.

Çuditërisht, Mediu dhe Bumçi nuk u pyetën kurrë nga prokuroria se ç’punë kishte Shkëzleni që shkonte në zyrën e tyre. Gjithashtu, Shkëlzen Berisha as nuk u pyet dhe as nuk u hetua kurrë. /ekskluzive/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button