“Vetëm ne e dimë sa ke vuajtur”, gruaja e Messit në delir: Jemi Kampionë Bote!

Trofeu i Kupës së Botës ishte i vetmi që i mungonte Leo Messit, por kapiteni i Argjentinës shfrytëzoi shansin e fundit, zhvilloi një Botëror magjik dhe udhëhoqi skuadrën e Scalonit drejt realizimit të ëndrrës së madhe.
Gruaja e 35-vjeçarit, Antonela Roccuzzo ndihet në qiellin e shtatë për një sukses që Leo dhe e gjithë Argjentina e prisnin prej kohësh. Në një postim në “Instagram”, ajo ka një dedikim fantastik për dashurinë e jetës.
“Nuk e di nga t’ia filloj… Sa krenarë ndihemi për ty! Faleminderit që na mësove të mos dorëzohemi kurrë dhe të luftojmë deri në fund!Më në fund jemi Kampionë Bote! Vetëm ne e dimë sa ke vuajtur për vite me radhë dhe sa e ke dashur këtë fitore. Forca Argjentina”, shkruan gruaja e futbollistit më të mirë në planet. /SuperSport/